Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Njoftime Falas » Universitetet, miratohen kuotat e studenteve per deget 2012-2013

kuotat degeve 2012 2013 300x259 Universitetet, miratohen kuotat e studenteve per deget 2012 2013

Universitetet, miratohen kuotat e studenteve per deget 2012-2013

Në të 11 universitetet e vendit do të pranohen 27.647 studentë. Qeveria miratoi dje vendimin për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë për vitin akademik 2012-2013.

Sipas MASH, rreth 70% e maturantëve do të mund të ulen në auditorë. “Kuotat e pranimeve në studimet Bachelor në universitetet publike rriten 10% në krahasim me vitin e shkuar akademik”, sqaroi Ministria e Arsimit. Në total janë 306 programe studimi, për të cilat do të garojnë maturantët këtë vit mbi bazën e sistemit të pikëve. Struktura dhe dinamika e pranimeve që propozohet për vitin akademik 2012-2013, u jep prioritet degëve afër tregut të punës që janë të orientuara në IT, shkencat teknike dhe shkencat natyrore.

Rreth 1/3 e numrit të kuotave i përkasin IT, shkencave teknike, matematikës dhe fizikës. Kuotat në këto degë kanë pësuar edhe rritjen më të madhe, 16-20%. “Vetëm në IT dhe fushat e lidhura me të planifikohen të pranohen rreth 4700 studentë ose rreth 17% e numrit total të kuotave të reja. Kjo i shërben drejtpërdrejt përgatitjes së burimeve njerëzore të mjaftueshme për zhvillimin e Shqipërisë dixhitale”, sqaroi MASH. Sipas këtij dikasteri, kuotat e degëve të gjuhëve të huaja zënë rreth 9% (2520 kuota) të numrit total, ku mbi 50% (rreth 1300 kuota) i përkasin gjuhës angleze.

Berisha: Nuk rriten tarifat e studimit
“Tarifat e studimit në shkollat e larta nuk do të rriten”. Këtë garanci dha dje Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Sipas tij, nga një pjesë e mirë e universiteteve është kërkuar dyfishimi i këtyre tarifave. Berisha e cilësoi të papranueshme, duke theksuar qëndrimin e tij. “Kjo qeveri nuk do të miratojë rritje tjetër të tarifave, për sa kohë do ta votojnë qytetarët shqiptarë. Të rrisësh tarifat nga 160 mijë në 330 mijë është një rritje e papranueshme, por ato do të rriten aq sa është inflacioni”, tha Kryeministri. Sipas tij, tarifat e propozuara nuk i përshtaten Shqipërisë, por edhe zotimit që ai ka bërë për të mos i shtuar. “Zoti ministër, duhet të informosh rektoratet e universiteteve që të mos presin që qeveria të miratojë rritje të tarifave”, tha Berisha.

Kuotat per te gjitha deget e universiteteve
Emertimi i programit Kuotat
Universiteti i Tiranës
Histori 100
Gjeografi 80
Gjuhë – Letërsi 120
Gazetari 85
Biologji 120
Bioteknologji 80
Matematikë 100
Fizikë 100
Informatikë 300
Kimi 100
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 100
Kimi Industriale dhe Mjedisore 100
Inxhinieri Mat. Informatike 120
Teknologji Inform. Komunikimi 220
Gjuhë Angleze 200
Gjuhë Frënge 80
Gjuhë Gjermane 80
Gjuhë Italiane 80
Gjuhë Greke 50
Gjuhë Turke 40
Gjuhë Ruse 50
Gjuhë Spanjolle 70
Gjuhë Angleze (Kukës) 50
Gjuhë Angleze (Sarandë) 70
Psikologji 100
Punë Sociale 80
Filozofi 80
Sociologji 80
Shkenca Politike 80
Administrim dhe Politika Sociale 80
Administrim – Biznes 430
Ekonomiks 100
Financë 430
Informatikë Ekonomike 200
Administrim – Biznes (Kukës) 100
Administrim- Biznes ( Sarandë) 150
Mjekësi e Përgjithshme 240
Farmaci 120
Stomatologji 120
Shëndet Publik 40
Infermieri e Përgjithshme 280
Mami 100
Teknik i Lartë Laboratori 80
Fizioterapi 80
Logopedi 30
Imazheri 80
Infermieri e Përgjithshme (Kukës) 100
Infermieri e Përgjithshme (Sarandë) 100
Drejtësi 550

Universiteti Bujqësor i Tiranës
Menaxhim Agrobiznesi 160
Menaxhim Agrobiznesi (Lushnjë) 80
Ekonomi dhe Politikë Agrare 160
Financë – Kontabilitet 160
Financë – Kontabilitet (Lushnjë) 100
Menaxhim i Turizmit Rural 80
Mbrojtje Bimësh 80
Hortikulturë 80
Hortikulturë (Lushnjë) 60
Prodhim Bimor 80
Zootekni dhe Biznes Blegtoral 80
Akuakulturë Menaxhim Peshkimi 80
Agromjedis dhe Ekologji 100
Inxhinieri Agrare – Agromekanizim 80
Teknologji Agroushqimore 120
Vreshtari – Enologji 80
Mbarështim Pyjesh 80
Përpunim Druri 100
Mjekësi Veterinare 130
Men.Veterinar (2-vjeçar) Lushnjë 60
Men.Veterinar (2-vjeçar) Gjirokastër 60

Universiteti Politeknik i Tiranës
Inxhinieri Ndërtimi 170
Inxhinieri Hidroteknike 100
Inxhinieri Mjedisi 100
Arkitekturë (Arkitekt) 120
Arkitekturë (Urbanist) 100
Inxhinieri Gjeodet 100
Inxhinieri Elektrike (Aut. Industrisë) 100
Inxhinieri Elektrike (Energjitikë) 100
Inxhinieri Mekatronike 100
Inxhinieri Fizike 100
Inxhinieri Matematike 100
Inxhinieri Mekanike 150
Inxhinieri Tekstile dhe Modë 70
Inxhinieri Materiale 70
Inxhinieri Ekonomike 100
Inxhinieri Gjeologjike 150
Inxhinieri e Burimeve Natyrore 150
Inxhinieri Gjeoinformatikë 150
Inxhinieri Gjeomjedis 150
Inxhinieri Elektronike 70
Inxhinieri Informatike 100
Inxhinieri Telekomunikacioni 70

Universiteti “Fan Noli” Korçë
Gjuhë – Letërsi 60
Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge 40
Gjuhë Angleze 100
Cikël i Ulët 70
Cikël i Ulët Parashkollor 40
Histori – Gjeografi 70
Cikël i Ulët dhe Anglisht për
Cikël Fillor (Pogradec) 60
Filozofi – Sociologji 80
Matematikë – Fizikë 80
Matematikë – Informatikë 120
Biologji – Kimi 100
Teknologji Informacioni 120
Infermieri e Përgjithshme 120
Mami( Infermier) 60
Financë – Kontabilitet 140
Menaxhim 140
Marketing 120
Turizëm 100
Turizëm (Pogradec) 80
Agroushqim 70
Agrobiznes 70
Teknologji e Prodhimit Bimor 50
Hortikulturë 50

Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan
Gjuhë – Letërsi 80
Gjuhë -Letërsi Shqipe dhe Frënge 100
Histori – Gjeografi 60
Histori dhe Gjuhë Gjermane 70
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 70
Gjuhë Angleze 130
Gjuhë Gjermane 50
Gjuhë Frënge 50
Gjuhë Italiane 50
Gazetari 50
Gazetari – Anglisht 60
Biologji – Kimi 10
Matematikë – Fizikë 100
Teknologjitë e Informacionit 150
Teknolog Laborant (2 vjeçar) 60
Fizikë Kompjuterike 60
Infermieri e Përgjithshme 120
Infermieri – Mami 100
Fizioterapi 60
Arsimi Fillor 120
Arsimi Parashkollor 60
Edukim Qytetar 60
Punonjës Social 80
Filozofi – Sociologji 60
Psikologji 70
Edukim Fizik dhe Sporte 50
Administrim – Biznes 150
Financë – Kontabilitet 150
Ekonomia dhe e Drejta 150
Informatikë Ekonomike 150
Ekonomi Turizmi 60
Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 60

Universiteti “E.Çabej” Gjirokastër
Biologji – Kimi 90
Fizikë dhe Teknologji Informacioni 170
Matematikë – Fizikë 170
Matematikë-Informatikë 170
Teknologji Informacioni 200
Infermieri 120
Infermieri Mami 50
Histori – Gjeografi 90
Gjuhë – Letërsi Shqipe 100
Gjuhë Letërsi Angleze 100
Gjuhë Letërsi Italiane 60
Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek 50
Histori dhe Gjuhë Italiane 60
Mësuesi për Arsimin Fillor 120
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 60
Kontabilitet – Financë 150
Administrim – Publik 150
Turizëm 100

Universiteti “L.Gurakuqi” Shkodër
Gjuhë – Letërsi 120
Gazetari dhe Komunikim 80
Histori 80
Gjeografi 70
Matematikë 120
Fizikë 100
Informatikë 150
Biologji – Kimi 80
Infermieri e Përgjithshme 100
Infermieri (Mami) 100
Infermieri (Fizioterapi) 25
Cikël i Ulët 120
Cikël i Ulët Parashkollor 50
Psikologji 50
Punë Sociale 50
Edukim Fizik dhe Sporte 50
Financë – Kontabilitet 150
Administrim – Biznes 150
Turizëm 100
Gjuhë Angleze 120
Gjuhë Italiane 60
Gjuhë Gjermane 60
Gjuhë Frënge 60
Drejtësi 200

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
Matematikë 100
Shkenca Aktuaristike 80
Matematikë Financë 100
Matematikë Fizikë 120
Fizikë 80
Shkenca Kompjuterike 150
Shkenca Kompjutacionale 120
Teknologji Informacioni 150
Informatikë 150
Inxhinieri Navale 50
Inxhinieri Mekanike 50
Navigacion 50
Navigacion dhe Peshkim Detar 40
Kimi 50
Biologji 70
Inxhinieri Elektrike 100
Administrim Biznesi 180
Menaxhim Turizmi 180
Ekonomiks 140
Financë 200
Kontabilitet 200
Marketing 200
Mësuesi për Arsimin Fillor 100
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 70
Pedagogji e Specializuar 50
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 100
Gjuhë Angleze 100
Gjuhë Italiane 60
Histori – Gjeografi 70
Drejtësi 180
Infermieri e Përgjithshme 200
Infermier Mami 100

Universiteti “A. Moisiu” Durrës
Administrim Biznesi 70
Menaxhim – Marketing 70
Shkenca Ekonomike 70
Financë -Kontabilitet 70
Bankë Financë 70
Menaxhim Hotel Restorant 60
Menaxhim Turizëm Kulturor 60
Menaxhim Turizëm Arkeologjik 60
Juridik 50
Shkenca Politike 50
Administrim Publik 50
Infermieri e Pergjithshme 60
Ndihmës Dentist (2- vjeçar) 60
Menaxhim Ndërtimi (2- vjeçar) 50
Menaxhim Transporti (2- vjeçar) 50
Asistent Ligjor (2- vjeçar) 50
Asistent Administrativ (2- vjeçar) 50
Teknologji Automobilash (2- vjeçar) 60
Specialist Rrjetesh Komp.(2-vjeçar) 60
Informatikë Praktike (2- vjeçar) 30
Gjuhë Angleze 100
Cikli i Ulët 70
Ekspert Procesi Formimi 50
Psikologji-Sociologji 50
Gjuhë Letërsi – Anglisht 70
Shkenca Kompjuterike 80
Sistemet e Informacionit 80
Teknologji Informacioni 80
Matematikë – Informatikë 80
Informatikë – Anglisht 80
Multimedia dhe Televizioni
Dixhital 30
Financë – Kontabilitet (Peshkopi) 70
Informatikë – Anglisht (Peshkopi) 70
Matematikë-Informatikë (Peshkopi) 70
Biologji-Kimi (Peshkopi) 40
Psikologji – Sociologji (Peshkopi) 40
Financë – Bankë (Peshkopi) 50
Gjuhë Letërsi – Anglisht (Peshkopi) 50
Menaxhim – Marketing (Peshkopi) 50
Administrim – Biznes (Peshkopi) 50
Infermieri e Përgjithshme (Peshkopi) 40
Matematikë – Fizikë (Peshkopi) 60
Menaxhim i Bankave
(Program në Gjuhë Angleze) 35
Menaxhim Hoteleri Turizëm
(Program në Gjuhë Angleze) 35
Men. Ndërmarrjeve Vogla dhe Mesme
(Program në Gjuhë Angleze) 35
Multimedia dhe Teknologji Informacioni
(Program në Gjuhë Angleze) 25 (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2013 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress