Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Lifestyle » Ushqimet qe luftojne anemine, diabetin dhe kolesterolin

ushqime luftojne semundjet Ushqimet qe luftojne anemine, diabetin dhe kolesterolin

Ushqimet qe luftojne anemine, diabetin dhe kolesterolin

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kontribuuesit kryesorë të sëmundjeve kronike janë tensioni i lartë i gjakut, glukoza e lartë në gjak, pirja e duhanit, pasiviteti fizik dhe mbipesha.

Si faktor kryesor, ushqyerja duhet të jetë e shëndetshme, duke i shmangur trupit tonë rrezikun e sëmundjeve si dhe duke reduktuar përkeqësimin e atyre ekzistuese.

Ushqimet qe luftojne anemine, diabetin dhe kolesterolin

Ushqime të pasura me yndyra të ngopura (LDL) (rrisin nivelin e kolesterolit )

Gjalpi, tortat, biskotat, byrek

Mishi, sallami, salçiçet

Djathi, kosi, kremra me përmbajtje vaj kokosi

Ushqime të pasura me yndyra të pangopura (HDL) (ulin nivelin e kolesterolit)

Vaj vegjetal, vaj soje, vaj ulliri

Peshku, frutat e detit, salmoni

Avogado, arrat

Vitamina A

Gjendet në dy forma Retinoli dhe Karoteni

Retinoli gjendet në ushqimet shtazore si: mëlçi, peshk,vezë qumësht

Karoteni gjendet në ushqimet bimore me ngjyrë të verdhë në portokalli, kryesisht: në zarzavatet me gjethe jeshile dhe të verdhë si spinaqi, brokoli, kungulli, karrota; fruta si mango, por jo në portokall

Vitamina B

Gjendet në peshk, qumësht, vezë, bishtajoret, drithëra.

Vitamina B12

B12, e cila së bashku me ac. folik merr pjesë në ndërtimin e elementëve të gjakut, gjendet në zarzavatet jeshile

Vitamina C

Ushqimet e pasura me vitamina C janë frutat dhe zarzavatet e freskëta, si portokalli, mandarina, pjepri, bananja, kivi, pjeshka, domatja; speci i kuq, jeshil, i verdhë; spinaqi, lakra, lulelakra, brokoli

Vitamina D

Merret në ushqimet e pasura me të si qumështi i gjirit, qumështi, gjalpi, djathi, veza, vaji i peshkut

Hekuri

Ushqimet e pasura me hekur janë zarzavatet jeshile, por jo spinaqi, drithërat, bishtajat, mishi, mëlçia, disa lloje peshku

Kalciumi

Kalciumi është i domosdoshëm për ndërtimin e skeletit dhe dhëmbëve. Gjendet te produktet e qumështit, gjalpi, djathi, kosi, disa peshq

Zinku

Gjendet te peshku, e verdha e vezës, midhjet
Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin për shtimin e sëmundjeve kronike. Diabeti, hipertensioni, anemia, sëmundjet e mushkërive dhe ato neurologjike do të jenë më të shpeshta në raport me sëmundjet infektive. Sipas OBSH-së, kontribuesit kryesorë të sëmundjeve kronike janë tensioni i lartë gjakut, glukoza e lartë në gjak, pirja e duhanit, pasiviteti fizik dhe mbipesha. Si faktor kryesor, ushqyerja duhet të jetë e shëndetshme, duke i shmangur trupit tonë rrezikun e sëmundjeve si dhe duke reduktuar përkeqësimin e atyre ekzistuese. Kështu për të sëmurët me hipertension dhe sëmundje zemre është shumë e rëndësishme një dietë me ushqime, me sa më pak yndyra; nga ana tjetër për të diabetikët apo ata me sëmundje mushkërie bëhet shumë e rëndësishme shtimi i aktivitetit fizik dhe lënia e duhanit. Për këtë është shumë e rëndësishme ushqyerja e shëndetshme, e pasur me proteina, yndyra, vitamina dhe minerale. Për këtë duhet të njihen ushqimet që i përmbajnë më së shumti këto elemente.

Peshku e mishi
Peshqit dhe frutat e detit janë burim i rëndësishëm i proteinave dhe janë të varfra në yndyra. Një porcion 100 gr peshk përmban 20 gr proteina, rreth 1/3 e sasisë së nevojshme ditore. Proteinat që gjenden te peshku janë të pasura me aminoacide esenciale dhe janë të lehta për t’u tretur nga çdo moshë. Edhe sasia e yndyrave është më e pakët, rreth 5% yndyra dhe këto të padëmshme.

Kolesteroli
Një tjetër përbërës i rëndësishëm i yndyrave është kolesteroli që ndahet në të mirë (HDL) dhe të keq (LDL). Sasitë e tepërta të kolesterolit në organizëm (hiperkolesterolemia) është shkaktari kryesor i iktuseve dhe infarkteve, të cilat shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve sot në mbarë botën. Niveli i lartë i LDL-së shkakton arteriosklerozën dhe ndërlikimet që vijnë pas saj, ndërsa HDL-ja ndihmon në pastrimin e organizmit nga yndyrat e dëmshme. Raporti HDL: LDL në vlera >1 na mbron nga sëmundjet kardiake dhe iktuset.

Vitaminat e mineralet
Zarzavatet, frutat dhe sallatat janë burimi më i mirë i vitaminave dhe mineraleve. Qoftë vitaminat, qoftë mineralet janë mikroelemente të rëndësishme në funksionimin perfekt të organizmit. Kështu vitamina A është e rëndësishme për funksionimin normal të shikimit, mbron lëkurën nga tharja dhe ndihmon në zhvillimin e kockave. Vitamina B është disa llojesh. B1, B2, B6, B9, B12, që janë të tretshme në ujë dhe ndihmojnë në zbërthimin e karbohidrateve për prodhimin e energjisë dhe për përdorimin e rregullt të proteinave nga organizmi. Mungesa e tyre sjell sëmundje te rënda të gjakut si anemi, leukopeni, neutropeni. Vitamina C është një vitaminë, e cila merr pjesë në rigjenerimin e indeve të dëmtuara, përthithjen e kalciumit në kocka, ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut, si dhe merr pjesë në ndërtimin e mureve të kapilarëve. Vitamina D është po aq e domosdoshme sa të gjitha vitaminat e tjera. Ajo merr pjesë së bashku me fosforin dhe kalciumin në ndërtimin e kockave të skeletit. Mungesa e saj në moshat e hershme do të shkaktojë rakitin. Përveçse në ushqime, vitamina D gjendet edhe në një pigment të lëkurës dhe nën veprimin e rrezeve të diellit shndërrohet në vitaminë D. Vitamina E është e tretshme në yndyra, merr pjesë në rigjenerimin e qelizave të dëmtuara. Nevojat për të përmbushen nga ushqimet e pasura me yndyra esenciale.

Kripa
Është i domosdoshëm për jetën dhe shëndetin e mirë. Gjithashtu është një element që luan rol të rëndësishëm në hipertensionin arterial, infarktin dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare. Nga të dy përbërësit ai që luan rol është Natriumi (1 gr natrium=2.5 gr krip). Kripa luan rol në ruajtjen e presionit të gjakut, kontrollon bilancin hidrik, kontrollon funksionimin normal të muskujve dhe nervave, lehtëson përthithjen e substancave ushqyese si glukoza dhe aminoacidet. Tek një njeri normal gjenden 90gr natrium prej të cilës 1/2 gjendet në gjak dhe lëngjet e tjera të trupit, 1/3 në kocka dhe pjesa tjetër brenda qelizave. Nevoja ditore varion nga 2-6gr në ditë.

Proteinat
Proteinat që përmbajnë aminoacidet esenciale kanë vlerë të madhe biologjike si përbërësit shtazorë: mishi i vicit, pulës; peshku, veza, qumështi, djathi, kosi, ndërsa ato që nuk përmbajnë aminoacide esenciale kanë vlerë të vogël biologjike si zarzavatet, drithërat, arrat, lajthitë, frutat. Për të arritur një ekuilibër të mirë duhet kombinimi i këtyre produkteve. Mjekët këshillojnë një dietë të pasur ku të përfshihen ushqimet shtazore dhe ato bimore. Njeriu me aktivitet normal ka nevojë për 0,75gr proteina për kg peshë trupore. Kjo sasi ndryshon për aktivitete të ndryshme, kështu sportistët kanë nevojë për 1,4 gr për kg peshë trupore.

Yndyrat
Sot rekomandohet një dietë e varfër me yndyra për të parandaluar kryesisht sëmundjet kardiovaskulare dhe ato neurologjike. Dieta ideale do të ishte e pasur me yndyra të pangopura, të cilat ulin sasinë e kolesterolit të dëmshëm në organizëm. (Gazeta Standard / Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress