Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Njoftime Falas » Verifiko gjobat e makinave online

polici qarkullimi gjobat online 300x227 Verifiko gjobat e makinave online

Verifiko gjobat e makinave online

Gjobat e makinave mund te verifikohen online në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në internet. Ju keni mundesi te verifikoni gjobat online me numrin e targes dhe te shasise se makines suaj online ne faqen e policise rrugore.

Drejtoria e Qarkullimit Rrugor e mbështetur nga ICITAP pas ankesave të shumta për gjoba të vendosura pa dijeninë e qytetarëve dhe një sërë problematikash, të tjera qe e kane shoqeruar ne vitet e fundit me drejtuesit e automjeteve ka vendosur publikimin e masave administrative.

Verifiko gjobat e makinave online

Policia rrugore verifiko gjobat online, eshte kujdesur qe te ruaje edhe te dhenat personale duke vendosur ne kerkimin e gjobave, jo vetem, targen e drejtuesit por edhe numrin e shasise se tij.

“Gjithashtu Policia e Shtetit, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, ka bërë të mundur verifikimin do kontrollin online të kundravajtjeve rrugore të kryera gjatë përdorimit të mjetit, të cilat janë akoma të palikujduara.

Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë tek faqja e Policisë së Shtetit në internet, ku në rubrikën “Shërbime për qytetarët” është vendosur linku “Kontroll për kundravajtjet rrugore”.

Duke klikuar në këtë link qytetari lidhet automatikisht me sistemin elektronik të administrimit të kundravajtjeve rrugore e gjobave të Policisë së Shtetit dhe bën të mundur verifikimin e detyrimeve të pashlyera që qytetari ka në të gjithë Shqipërinë”, tha zëdhënësja Klejda Plangarica.

Zedhenesja e Drejtorisë së Policisë ka bere publik edhe masat e marra ne prag te sezonit turistik. Raportet per shkeljet administrative ndaj shtetasve te huaj do t’i dergohen perfaqesive diplomatike, ndersa per ata te Kosoves, Drejtorise se Përgjithshme te Sherbimit Policor ne Kosove. (Lezha.eu)

3 Comments

  1. klevi says:

    dua të shjikoj kam gjob apo jo

  2. edi says:

    A KAM GJOBE TEK KJO TARGE AA740AV

  3. niazi says:

    a kam gjobe te kjo targe

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress