Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Vetevrasja e Elkir Dodes, babai fajeson shtetin anglez

Zef Doda, babai i Elkirit fajeson shtetin anglez

Zef Doda, babai i Elkirit fajeson shtetin anglez

Babai i Elkier Dodes, emigrantit 28-vjeçar që u vetëvra duke u hedhur nga kati i gjashtë në Lezhë më 30 maj, fajëson shtetin dhe Drejtësinë angleze për vdekjen e të birit.

Sipas Zef Dodës, në rast se autoritetet në Angli nuk do e kthenin në Shqipëri si të padëshiruar, i biri do të ishte gjallë sot dhe jo te vetevritet duke u hedhur nga ballkoni.

Vetevrasja e Elkir Dodes, babai fajeson shtetin anglez

Doda shpjegon arsyet e emigracionit të tij bashkë me djalin, problemet pas divorcit, jetën me të birin në Londër dhe depresionin e të riut së bashku me problemet që i vinin atij nga përdorimi i drogës, çka ia faturon qëndrimit 30-ditor në Shqipëri në vitin 2001. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, babai i të riut që u vetëvra pak ditë më parë në Lezhë, ka folur në lidhje me shkaqet e ngjarjes.

Kur ishte kthyer në Shqipëri djali juaj, para se të kryente vetëvrasjen?
Djalin e ka kthyer Ministria e Brendshme angleze. Atje ne jetonim prej 14 vitesh, vetëm unë dhe djali, Elkieri. E kanë kthyer nga data 13-14 mars e këtij viti.

Me çfarë motivacioni?
Me motivacionin se ishte i padëshiruar për shtetin anglez, pasi kohët e fundit ishte dënuar me 2 vjet burg, pasi për shkaqe të depresionit shkaktonte probleme dhune, po jo vepra të rënda.

Në kohën që u kthye djali, ju vazhdonit të ishit atje?
Po, edhe në ditën që ndodhi ngjarja. Më mori në telefon. Për periudhën dymujore që ka qenë këtu në Shqipëri, unë kam kontaktuar çdo ditë me të në telefon, pasi e dija problemin e tij shëndetësor.

Po ditën që ndodhi ngjarja, kishit komunikuar?

Pesëditëshin e fundit që kishte marrë vendimin për të vrarë veten, nuk ka dalë nga shtëpia fare. Ka jetuar me të ëmën, pasi ka edhe motrën aty. Por unë komunikoja. Momenti i fundit ka qenë data 30 maj, rreth orës 16:20 me orën shqiptare dhe m’u duk fare normal. Për dy muaj ai ka qëndruar shumë mirë, u rikuperua, madje nuk konsumonte më as hashash, pasi në Angli konsumonte shumë. Në orën 18:11 të datës 30 maj më ka telefonuar mua. Sapo kisha folur me të, po mendova se mos kishte ndonjë problem dhe e hapa telefonin. Më thotë: “Babë do më falsh se të kam mërzitur, po unë e kam vendosur të vdes…”, dhe ma mbylli telefonin. E mora menjëherë që ta pyesja çfarë kishte pasi ma fiku në atë mënyrë, por e kishte fikur telefonin. Në momentin që mi ra telefonit isha te shkallët duke dalë, por u ktheva menjëherë në shtëpi që të përdorja telefonin e shtëpisë, t’i telefonoja nënës së tij. I telefonova ish-gruas sime, Vitore Dodës, 3 minuta pas kisha folur me djalin, ma hapën telefonin po nuk më kthenin përgjigje, pasi e kishin marrë vesh që ishte hedhur nga pallati dhe vetëm bërtisnin. Nuk mora përgjigje ka vdekur apo jo, por e mora me mend, pasi dëgjoja të bërtiturat.

Elkir Doda vetevritet duke u hedhur nga ballkoni

Elkir Doda vetevritet duke u hedhur nga ballkoni

Çfarë problemesh ka pasur djali juaj që i shkaktuan këtë depresion?
Ai ka qenë i talentuar, i shkëlqyer në mësime, atje në Angli, por edhe në Lezhë. Ka qenë futbollist i shkëlqyer, ishte i firmosur nga akademia e ekipit të Çelsit prej vitit 2000, nga mosha 15 deri në 17 vjeç. Duke qenë se në atë kohë isha shumë i zënë me punë, pasi punoja natën, nuk arrija të kisha kontroll ndaj tij. Si duket gjatë kësaj kohe të mungesës së kontrollit tim gjatë natës, ai filloi gabimet. Erdhi koha u largua nga Çelsi, në vitin 2001, për mosimpenjim dhe u angazhua në një tjetër ekip futbolli. E nisi dhe shkollën, kolegjin, por e la në vitin e dytë. Pas divorcit me gruan, unë dhe djali emigruam në Angli, kur ai ishte vetëm 12 vjeç, tani për disa muaj bënte 28 vjeç. Në vitin 2001 e kam sjellë djalin që të rrinte 30 ditë afër së ëmës dhe nga ai vit kur u kthyem në Angli ai ndryshoi komplet. Filluan problemet që ju përmenda. Nuk u jap dot shpjegime këtyre ndryshimeve që pësoi. Nga një djalë i shkëlqyer, u kthye në përbindësh. Braktisi futbollin, kolegjin, filloi jetën e shthurur tipike londineze. Kam biseduar shumë me të, por asnjëherë nuk arrita të kuptoj se çfarë kishte ndodhur me të sa ishte në Shqipëri. E pranonte fillimisht gabimin, por pastaj vepronte në të kundërt të asaj që kishim rënë dakord.

Cilat ishin shkaqet që u divorcuat dhe emigruat në Angli?
Divorci ishte arsyeja kryesore që unë emigrova. Ishte e tmerrshme, nuk e imagjinoja dot largimin nga fëmijët dhe kështu fillova problemet, konfrontimet e mëdha me njerëzit e gruas dhe atë vetë, sa kishte shkuar puna gati për t’u vrarë. Unë u ndava për probleme morali, pasi dyshoja se më tradhtonte, por fëmijët ishin problemi kryesor, pasi gjykata ia dha asaj. Unë nuk jetoja dot pa fëmijët. Në atë kohë djali ishte 12 vjeç dh unë kisha një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të. Djali ndaloi gjakderdhjen. Më propozoi që të iknim nga Shqipëria, që të mos merreshim më me fisin e ish-gruas sime. (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress