Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Viktor Tushaj: Sfiden e kam me qytetarin

Viktor Tushaj: Sfiden e kam me qytetarin

Viktor Tushaj: Sfiden e kam me qytetarin

Kandidati i maxhorancës, i propozuar nga LSI për qytetin e Lezhës, Viktor Tushaj, në vitin 1986 mbaroi studimet në fakultetin e Shkodrës në degën Gjuhë Letërsi, e pas shumë vitesh, në vitin 2006, vetëm një vit para se të kandidonte si kryetar bashkie për mandatin e parë në këtë qytet, mori edhe fakultetin juridik po në qytetin e Shkodrës.

Fillimet e tranzicionit e gjetën në detyrën e mësuesit, e më pas, iu fut punës së biznesit duke krijuar dy kompani private. Por pas drejtimit të sukseshëm të bizneseve të veta, vendosi të bashkohej në vitin 2004 me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Viktor Tushaj: Sfiden e kam me qytetarin

Ai do të kërkojë votën e qytetarëve të Lezhës për një mandat të dytë katër vjecar për drejtimin e bashkisë. Dhe në një intervistë për Gazeta Shqiptare, ai rrëfen gjithçka ka arritur në këtë mandat të parë, dhe pse kërkon një mandat të dytë. Por, këtu nuk shmangen as akuzat për kundërshtarin Gjok Jaku, që do të kandidojë në emër të PS në këto zgjedhje, ndërsa ka hequr dorë edhe nga mandati i deputetit. Për Viktor Tushajn, këto janë arsyet pse do të votohet në qytetin e tij…

Pse vendoset të rikonaditoni për madatin e dytë? Sa mendoni se ju ka “konsumuar” qeverisja katër vjeçare në Lezhë përballë elktoratit?
Nuk mendoj që jam konsumuar, përkundrazi jam krenar që kam mbajtur premtimet, dhe madje i kam tejkaluar ato, bazuar këto në investimet e kryera, në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në mirëqenien për komunitetin. Premtimet tona në 2007-ën, kanë qenë premtime të realizuara. Kemi përmirësuar dhe rikonstruktuar të gjitha rrugët e qytetit, jo vetëm për shkak të përmirësimeve cilësore, shërbimeve, gjelbërimit dhe shtimin e sipërfaqeve shlodhëse për qytetarët. Por nevojat që ka qyteti ynë, janë më të mëdha sesa hapësirat me mundësitë për zhvillim. Pasi Lezha në këto katër vite, është katërfishuar, përsa i përket numrit të popullsisë. Qyteti i Lezhës ka një rritje të gjerë demografike, dhe kjo na ka krijuar vështirësi për përmbushjen e nevojave bazike si ujë të pishëm, energji, për punësim dhe ne jemi të përgjegjshëm dhe i dimë mjaft mirë problemet që kemi për t’i zgjidhur në këtë madat katër vjeçar që kërkojmë sërish. Kjo sidomos në lagjet periferike, dhe për më tepër për banorët e rinj. Po kështu, në investimet që kemi bërë gjatë këtyre viteve, kemi zhdukur qytetin e Lezhës nga harta e përmbytjes, ku sa herë binte shi, ne gjendeshim në vështirësi shumë të mëdha. Nga gjithë qytetarët është i prekshëm zhvillimi i turizmit, zhvillimi ekonomik, përmisimi i jetës qytetare, urbanizimi më i shpejtë i qytetit, arsimimi dhe edukimi i qyetarëve që i kanë parë dhe prekur këto arritje. Më të prekshëm për qytetarët janë lagjia “Skënderbe”, “Besëlidhja”, “Rrugët e qytetit”, kanali i Eurofishit, rikostrutimi i shkollave dhe jemi në fazën e ndërtimit rrugës kryesore të spitalit. Qyteti i Lezhës është kthyer në një kantier prodhimi. Ne kemi arritur të bindim partnerët tanë si Qeverinë, donatorët, Bankën Botërore, USAID-in, dhe dy komuna italiane që me financimin e tyre kanë vënë në jetë investimet dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Lezhë.

Por në fakt, këto janë ato ç’ka keni bërë deri tani. Por cilat janë premtimet e Viktor Tushës për një mandat të dytë?
Ne do të vazhdojmë ritmin e ndryshimit. Lezha ka një pamje tjetër, ka një fytyrë tjetër si qytet në pamje dhe me shumë mjedise çlodhëse. Ne po krijojmë një imazh tjetër të Lezhës pluro-turistike. Ne tani, e kemi vëmendjen tek rritja e fluksit të turistëve që duhet të vizitojnë qytetin tonë, të cilët, mund të shpenzojnë lekët e tyre këtu dhe mund të sjellin shumë të ardhura për banorët e qytetit tonë. Industria e turizmit e vendosur në masterplan në një strategji të zhvilluar, do ketë një impakt të madh për shkak të resurseve që ka Lezha, vendit, klimës, bukurisë, të cilat japin mundësi të implementosh nxitjen e turistëve për të parë dhe për të ekspozuar historinë e këtij qyeti, por edhe për t’a prekur atë me dorë. Zhvillimi ekonomik është një tjetër prioritet. Shtimi i vendeve të punës, pasi vetëm kështu do të arrijmë të luftojmë varfërinë. Do punësoj mbi 3000 persona, ç’ka do të rrisë nivelin e jetës së këtyre familjeve dhe mirëqenien e tyre. Lufta ndaj papunësisë do të jetë edhe një nga prioritet tona. Plani rregullues i qytetit ka përfunduar dhe do të ndaloj maskarën urbane. Ky masterpaln është bërë nga një studio me specialistë të eksperiencës ndërkombëtare dhe është një plan që i është përshtatur mjaft mirë resurseve, zhvillimit dhe planifikimit të qytetit. Plani do t’u japë garanci investitorëve vendas dhe të huaj për investim. Do rrisim cilësinë e jetës në qytet. Do rrisim sasinë e gjelbër dhe shfrytëzimi më i mirë nga qytetarët për këtë hapësirë. Do të ketë më shumë vende për argëtim dhe sporte masive. Prioritet i fundit është Lezha që të bëhet qytet universitar. Për shkak të traditës dhe eksperiencës që ka Drejtoria Arsimore Lezhë, për shkak të emrit të mirë të gjimnazit “Hydjat Lezha”, ne kemi marrë përsipër ndërtimin e një universiteti në Lezhë, i cili do nisë me filiale të universiteteve të vendit tonë e do përfundojmë me ngritjen e një të vetmi në Lezhë. Si dhe do përmirësojmë infrastrukturën e gjithë qytetit.

Sa do ndikojë tek elektorati, përfaqësimi i madantit të parë si i majtë, e tashmë në madnatin e dytë si i djathtë?
Është e çuditshme që forcat politike kërkojnë ta pronësojnë produktin e tyre. Unë kam qenë propozuar nga Lëvizja Socialiste me Integrim dhe jam mbështetur nga e majta. Kam gjetur një mbështetje për shkak të atij raporti të arritur me elektoratin gjatë asaj fushate elektorale, por fitorja plebishitare në të gjitha qendrat e votimit, flet se ka qenë një mbështetje mbarë qytetare. Unë kam bindjen që për shkak të ekuilibrit qytetar, një komunikim human, civil e shoqëror që kam bërë me qyetarët, kam bindjen që nuk do më mungojë edhe gjatë vitit 2011. Unë nuk kam parë bindjen politike, fetare, por hallet dhe problemet e të gjithë qytetarëve i kam parë me synimin për t’i zgjidhur dhe në ato raste kur nuk kam pasur mundësi t’ju shërbej, i kam mbajtur shënim, kam parë mundësinë që sapo të më hapet një dritë jeshile, t’i ndihmoj. Mendoj se vitin 2011, do kemi mbështetjen e LSI dhe antërësisë së PD, që janë të angazhuar në maksimum, por edhe qyetarëve lezhjanë për shkak të mirëkuptimit qytetar që kam gjetur me ta, vazhdimisht.

Pika më e dobët dhe më e fortë përballë kandidatit të PS?
Unë mendoj se sfidën e kam me qytetarët, me pritshmëritë e tyre. Votimi plebishitar që ka qenë për mua na vë përpara përgjesisë për plotësimin e të gjitha angazhimeve që kanë pasur pritshmëritë. Pika e dobët, është mospërputhja e mundësive me prishmërinë e qytetarëve. Në mandatin e dytë, kam sigurinë se do ketë një përputhje të shkëlqyer nëpërmjet mundësive që na janë krijuar dhe pritshëmria që do jetë më e vogël, dhe në të shumtën e rasteve që do të realizohet menëjehërë kërkesa e qyetarëve. Pika më e dobët e kundështuar është qeverisja prej shtatë vitesh e këtij qyteti, ku qeverisja e dikurshme nuk i afrohej fare qytetarëve. Ky ishte shkaku që Partia socialiste e braktisi Gjok Jakun në 2007, e po ashtu e braktisën edhe qytetarët, edhe për shkak të konfliktit me sutruktuart e PS-së, institucionin e prefektit dhe konfliktit me qytetarët. Por këtë radhë, me ne, nuk do të ketë një braktisje në përballje me qytetarin.

Pse mendoni se do fitoni?
Njih më mirë se kushdo resurset e Lezhës dhe di t’i vë në shërbim të komunitit, kam treguar se di të drejtoj e komunikoj, jam bashkëpunues me qytetarët dhe më komunikues sesa kundërshtari dhe se të gjitha projektet që kam nisur duhet ti përfundoj për një Lezhë Evropiane. (Gazeta Shqiptare / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress