Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Zbulohet arsenal armesh ne Lezhe

Zbulohet arsenal armësh në Lezhë

Zbulohet arsenal armësh në Lezhë

Një arsenal armësh është zbuluar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Lezhës dhe një person ka rënë në prangat e policisë.

Lajmi konfirmohet nga policia e këtij qyteti, e cila bën të ditur përmes një komunikate të shpërndarë për mediat se i arrestuari është 40-vjecari nga Lezha Arben Simoni, me precendentë të mëparshëm penalë.

Zbulohet arsenal armesh ne Lezhe

Arrestimi i 40 vjecarit u krye në lagjen Sheher në Lezhë në kuadër të operacionit të koduar “Arsenali”.

Mësohet se nga policia e Lezhës janë sekuestruar 1 automatik model 56, 1 mitraloz i rëndë, 1 pushkë 20-she, 68 cope granata, ofensive dhe difensive 86 kallëpe tritol me peshë 35 kg, 200 m linear fitil zjarrpërcjellës, 3 krehëra fishekë model 56 të mbushur shirit me 100 copë fishekë, një arkë me 1250 copë fishekë.

Sipas policisë, arsenali i armeve u zbulua pas një kontrolli në banesën e 40 vjecarit. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress