Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Si te zgjidhni dhuraten perfekte per njeriun tuaj

Si te zgjidhni dhuraten perfekte per njeriun tuaj

Si te zgjidhni dhuraten perfekte per njeriun tuaj

Në këtë sezon festash çdokush që ka një marrëdhënie sinjifikante, shqetësohet për të bërë një dhurate në menyre që ajo të plotësojë nevojat speciale të personit që i dhurohet.

Për të shmangur stresin dhe ankthin që shoqëron zgjedhjen e dhurates po japim disa sugjerime:

Mbani një listë. Mënyra më efektive për t’iu qasur kësaj çështjeje është që të jeni në një mendje me partnerin tuaj. Nëse jeni të vëmëndshëm gjatë gjithë vitit do të vëreni se për çfarë ka vërtet nevojë partneri ose partnerja juaj. Cilat janë interesat dhe hobet e njëri-tjetrit?, Çfarë ju tërheq vëmëndjen?, A diskutoni ndonjëherë për gjëra që keni dëshiruar por që kurrë nuk janë blerë? Këto të dhëna zakonisht jepen gjatë vitit. Kështu më e mirë do të ishte t`i shkruani ato dhe t`i ruani në një vend special. Në këtë mënyrë ju do të eliminoni një pjesë të ankthit duke patur një opsion.

Si te zgjidhni dhuraten perfekte per njeriun tuaj

Pyesni miqtë. Mund të duket si një metodë e vjetër, ose mund të lëndojë egon tuaj për të pranuar para miqëve se ju nuk dini se kush mund të jetë dhurata perfekte. Por disa prej kërkesave mund të jenë të shprehura tek miqtë. Kështu që kjo është një mundësi tjetër për të zbuluar dhuratën ideale.

Pyesni partneren/in në mënyrë direkte. Ndoshta keni frikë se po të pyesni direkt prishet surpriza juaj? Përgjigjja është se varet kur ju pyesni. Nëse pyesni një javë para ditëlindjes sigurisht që do të kuptohet, por nëse ju pyesni gjatë vitit dhe më pas keni një listë të gjërave që ai/ajo mund të pëlqejë, do të arrini të bëni dhuratën e duhur.

Tregohuni radikalë. Ankthi që shoqëron zgjedhjen e dhuratës është e lidhur edhe me idealizmin dhe perfeksionizmin. Perceptimi është se një dhuratë perfekte do të japë reagimin e dëshiruar dhe se çdo dhuratë tjetër që nuk i afrohet perfeksionit është një dështim Problemi është se fantazia është e ndarë nga realiteti. Për këtë duhet të jeni më praktikë duke menduar se një dhuratë e këndshme nuk nevojitet të jetë një dhuratë perfekte për të qënë e vlefshme. Kështu që sa më shumë opsione t`i jepni vetes, aq më pak ankth do të keni.

Ju dëshironi t`i tregoni partnerit tuaj se sa shumë e doni atë, duke bërë një dhuratë të veçantë, kështu që kur të jepni dhuratën për të cilën keni shpenzuar kohë dhe jeni përpjekur, mos harroni të thoni “Të dua”. Mbi të gjitha, kjo është ajo çka po përpiqeni të thoni. / Metropol / © Lezha.eu /

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress