Zhurma dhe ndotja e trafikut rrisin rrezikun e sulmeve kardiake ne zemer, kjo arsye e zhurmes dhe ndotjes qe shkaktojne automjetet.
Studiuesit shprehen se për çdo dhjetë për qind të rritjes së trafikut, shkaktohet një rritje prej 12 për qindësh e rrezikut për të qenë viktimë e një sulmi në zemër.
Zhurma dhe ndotja e trafikut, shkakton atak ne zemer
Edhe më parë ishin bërë studime që kishin hetuar efektet e kombinuara të zhurmës dhe të ndotjes, pavarësisht se ato dolën me rezultate jobindëse.
Studimi në fjalë i kryer në më shumë se në 50 mijë njerëz ka gjetur një ‘lidhje të qartë’ midis zhurmës dhe sulmeve kardiake në zemër, raporton gazeta “PLoS ONE”.
Doktor Mete Sorenson, i Shoqërisë Daneze të Kancerit, ka thënë se arsyeja për marrëdhënien mes zhurmës dhe sulmit në zemër është e panjohur, por egziston mundësia që të jetë për shkak të rritjes së stresit dhe trazimit gjatë gjumit që lidhet me zhurmat e trafikut të lartë.
Sipas doktorit : “Trazimi gjatë gjumit mund të kontribuojë për rrezikun kardiovaskular, duke çuar në hipotezën se ekspozimi ndaj zhurmës gjatë natës mund të jetë më i dëmshëm se sa ekspozimi gjatë ditës.
Studimi tregoi se njerëzit e moshuar janë më të ndjeshëm ndaj këtyre zhurmave, gjumin e kanë më të vështirë dhe mund të zgjohen shumë shpejt ndaj rreziku për atake në zemer është më i madh, por kjo nuk do të thotë që përjshtohen të rinjtë.
Sorenson tha se ishte e mundur që ndryshimet në stilin e jetës të shkaktuara nga gjumi i ndërprerë mund të luajnë një rol.
Por ai shton: “Stresi dhe gjumi i çrregullt mund të shkaktojnë ndryshime në mënyrën e jetesës, duke përfshirë edhe rritjen e pirjes së duhanit.
Studimi është kryer në zonat urbane, pasi atje është edhe përqëndrimi dhe kalimi më i madh i automomjeteve.
E tërë çështja qëndron te fakti se si duhet ta shmangim nëse është e mundur, pasi zhurma dhe ndotja e lartë nga gazrat kancerogjenë të automobilave është i pranishëm pothuaj gjatë pjesë më të madhe të ditë?. (Lezha.eu)


